Partia Socialiste ka arritur të marrë mandatin e nëntë në qarkun e Vlorës, duke e lënë Partinë Demokratike me vetëm 3 mandate.

Arritja e PS te mandati i nëntë erdhi pas numërimit edhe të votave të diasporës, të cilat duket se janë dukshëm më të shumta në numër për Partinë Socialiste.

Mandatin e nëntë për PS në Vlorë e paralajmëroi pas mesnate edhe kryebashkiaku i qytetit Ermal Dredha, i cili tha se ky ishte një synim i socialistëve atje. Ndërkohë mbetet për t’u parë nëse PS do e mbajë deri në fund të numërimit mandatin e nëntë ose jo.
Ndërsa në Tiran, Mundësia e Agron Shehaj i gërreu një mandat PD-ASHM, duke e reduktuar në 50 mandate në rang vendi por votat e diasporës ia rikthyen sërish Sali Berishës 51 mandate një orë më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu