Partia Socialiste ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese të qarqeve, duke zëvendësuar Pandeli Majkon nga drejtimi i Qarkut Kukës. Burime brenda PS-së konfirmojnë se detyra e re i është besuar Eduart Shalsit.

 

yacht hotel sarande

 

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PS që u mbajt këtë të hënë, ku të pranishëm ishin drejtuesit politik të qarqeve dhe kryebashkiakët socioalistë.

Mbledhja zgjati rreth dy orë ku në pjesën e parë të mbledhjes, u diskutua për procesin e organizimit të votës së diasporës. Kryeministri Edi Rama kishte vendosur fundin e dhjetorit si afatin e fundit për përfundimin e procesit të krijimit të “librit të diasporës”. Kjo ka qenë një detyrë e ngarkuar për 12 drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive, të cilët duhet të identifikonin të gjithë votuesit në diasporë.

Në pjesën e dytë të mbledhjes, u trajtua organizimi i partisë për zgjedhjet e vitit 2025 dhe programi që do të paraqitet për fushatën. Rama, së bashku me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, u larguan nga mbledhja pas përfundimit të diskutimeve.

Ky takim vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së regjistrimit të emigrantëve që dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu