
Kuvendi do të ratifikojë nesër marrëveshjen për aderimin në “Bordin e Paqes” duke e votuar në një seancë të posaçme parlamentare.
Sipas marrëveshjes së miratuar nga Këshilli i Ministrave, bërja palë në këtë Kartë, që themelon Bordin e Paqes, do të shoqërohet me efekte financiare për Republikën e Shqipërisë, që do të derdhen në formën e kontributit vullnetar nga çdo shtet anëtar, kosto këto që nuk janë parashikuar në këtë moment, shkruan A2CNN.
Kontributi vullnetar që do të derdhë Shqipëria do t’i shtohet buxhetit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2026, në programin buxhetor “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”.
Në seancën e nesërme do të marrin pjesë edhe deputetët demokratë.
Pavarësisht kundërshtimit për mënyrën se si po miratohet marrëveshja, demokratet do të votojnë pro. Ndërkohë, ditën e nesërme, në orën 09:00, grupi parlamenta






