Në Kuvend pati përplasje mes opozitës dhe mazhorancës për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cami pranë shkollës Fan Noli në Tiranë. Deputetja demokrate Ina Zhupa ngriti tonet duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu. Sipas saj duhet të ketë një përgjegjës për ngjarjen e paralajmëruar, pasi sherri mes të miturve nisi brenda ambienteve të shkollës.

“Uroj që zonja Manastirliu që s’ka ardhur këtu të jetë dukë nënshkruar dorëheqjen. Kur ne kemi ngritur zërin për oficerët dhe psikologët në shkolla është zgërdhirë Mansatirliu. Paktën e sigurisë në shkolla ku e çua, te hashashi te droga që hy nëpër shkolla. Thika, biçaku kjo është paketa”, tha Zhupa.

yacht hotel sarande

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën duke thënë se po përdorte procedurën për politikë.

“Ngjarja tragjike që na ka tronditur të tërëve, e përdorët për të bërë politikë procedurën”, tha Spiropali.

Përgjigjen e mori edhe nga ministri Taulant Balla, i cili tha se kjo ngjarje tragjike i ka tronditur të gjirhë, ndërsa opozitës i tha se nuk duhet të bëjë politikë me vdekjen.

Të ndarë dhe në homazh/ Demokratët mbajnë 1 minutë heshtje për 14-vjeçarin e vrarë pa PS
Mes debateve për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, Partia Demokratike propozoi sërish 1 minutë heshtje. Deputeti Asllan Dogjani tha se shteti kë dështuar në sigurinë e fëmijëve, por jo vetëm.

Kërkesës së PD nuk iu bashkua PS, ndërsa kryetarja Elisa Spiropali iu kërkoi që të mbanin 1 minutë heshtje në një moment tjetër kur në sallë të ishin gjithë deputetët.

Por deputetët demokratë u ngritën në këmbë për 1 minutë heshtje.

Asllan Dogjani: Siç jemi njohur ndërkohë që flasim për buxhetin, dje një fëmijë u vra me thikë pranë shkollës Fan Noli. Një fëmijë i cili ishte i talentuar, futbollist, vazhdonte edhe shkollën. Prindërit e rritën deri në moshën 14 vjeç, por sot ai nuk jeton më për shkak se ka dështuar shteti në sigurinë e fëmijëve nëpër shkolla dhe jo vetëm. Do i propozoj Kuvendit 1 minutë heshtje.

Elisa Spiropali: Dogjani kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe tragjike për t’u trajtuar me këtë lehtësi në këtë kërkesë për procedurë. Duhet të bisedojmë në rast se vendoset për një kohë të përshtatshme. Mund të uleni, se këtu nuk janë deputetët dhe do ishte mungesë respekti për viktimën dhe familje, Mos ta përdorim për politikë të ditës, të gjejmë një kohë të përshtatshme. Duhet të gjejmë kohën kur janë deputetë. Të bëjmë thirrje që të jenë edhe deputetët.

Në debatin për vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë u përfshi edhe deputeti i PD, Dash Sula i cili i kujtoi mazhorancës masakrën me 4 të vrarë në Shkodër. Sot tha Sula derdhin lot krokodili.

“Hipokrizia juaj nuk ka fund, a vranë 4 qytetarë nga banda juaj në Shkodër, po i lëmë dy meqë qenkan njerëz që kanë problem me ligjin, po ata dy që lanë fëmijët mbrapa. U kujtua ndonjëri ju ti bëjë ngushëllim dhe derdhini lot krokodili sot sikur jeni të dhimbshëm”, tha Sula./ shqiptarja

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu