
Partia Socialiste po mban takimin përmbyllës të fushatës së 11 majit në Tiranë. ‘Ylli i Bashkimit Europian’ që e shoqëroi kryesocialsitin Edi Rama përgjatë takimeve të një muaji, nuk kishte si të mungonte as në këtë takim. Rreth shenjës së BE, socialistët e Tiranës janë mbledhur në një fushë futbolli në Parkun Olimpik.
Fushata nisi me performancën e disa të rinjve, si edhe këngëtares Elvana Gjata. Vetë kryesocialsiti Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.
Në të gjithë takimin dallohen vetëm flamujt e Shqipërisë dhe bashkimit europian, njëjtë si të në të gjitha takimet për të përcjellë premtimin kryesor të PS: integrimin në BE.
Këngëtarja Elvana Gjata ishte pjesë e hapjes së takimit përmbyllës të PS në Tiranë, ku pati një performancë elektrizuese për mijëra të pranishëm.
Artsija e shumëdashur për publikun shqiptare, dhe jo vetëm, bëri thirrje për votë masive për kryesocialistin Edi Rama më 11 maj
Në takimin përmbyllës të fushatës, kryesocialisti Edi Rama u shfaq me bashkëshorten, Linda Rama.
Bashkëdrejtuesja politike e PS në Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, në mitingun përmbyllës të PS në Tiranë tha se dita e sotme, 9 maji, është një ogur i mirë për fitoren amdhështore që do të vijë në 11 maj.
Sipas saj sot çdo shqiptar ka në dorë të votojë për historinë, për ta bërë Shqiëprinë të barabartë mes të barabartëve.
“Sot është dita e Europës. Sot 9 maji, ëndrra më e bukur politike i thërret njerëzit drejt paqes, ësjtë ogur i mirë për ne dhe fitoren tonë të 11 majit. Ishte Europa, ideali, ideologjia vizioni i rilindasve tanë. Europa ishte modeli i atit themelues kur shpallën Pvarësinë dhe shpallën Shqipërinë Republikë,. Është koha, jo për zgjedhje, për këtë mision historik, kjo thirrje shpirtërore dhe politike ëpr të gjithë ta çojmë Shqiëprinë në Europë, me numrin 5-së, me Edi Ramën që është arkitekti i Tiranës dhe Shqipërisë Europiane”, tha Spiropali.
/shqiptarja