Deputetët e Partia Demokratike protestuan sot gjatë mbledhjes së Sekretariatit të Etikës, ku po shqyrtohet kërkesa e Partia Socialiste për përjashtimin e 29 deputetëve opozitarë nga seancat plenare, pas kaosit të javës së kaluar në Kuvend.

Demokratët u shfaqën me pankarta ku mbanin foto të Ergys Agasi dhe të kryeministrit Edi Rama, me mesazhe si “Kë të telefonojmë kur merr peng policia?” dhe “Dorëheqje ose dorëzim!”, duke akuzuar mazhorancën për kapje të institucioneve dhe presion politik. Socialistët kërkojnë masa disiplinore dhe përjashtim të përkohshëm të deputetëve opozitarë, ndërsa opozita e cilëson nismën si përpjekje për të mbytur zërin kritik në Parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu