Pa kaluar 24 orë nga zgjedhja, kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur sot Kryesinë e re. Takimi po mbahet në selinë rozë.

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila u mbajt një ditë më parë, kryesocialisti Edi Rama ju bëri të qartë deputetëve se sigurimi i një vendi në Parlament, nuk do të jetë aspak i lehtë.

yacht hotel sarande

Rama tha se në listën e sigurt do të jenë deputetët vetëm me një mandat, dhe të rinjtë. Deputetët me më shumë se një mandat, dhe vetë ai, si kryetar i partisë do të jenë në garë të hapur me të tjerët, ndërsa parashikoi një humbje të thellë të PD-së.

Kryeministri Edi Rama ka  folur edhe për platformën “Deputeti që Duam”.

Rama theksoi se kjo është një platformë që do ju japë mundësi të gjithëve që të përfshihen në garë.

Siaps tij vlerë në PS nuk ëhstë të dish të flasësh bukur, apo të keshë njohje në parti, por sa peshë ke në bazë dhe në komunitet.

“Avantazhi i tyre që vijnë më parë është vetëm koha që kanë në dispozicion për të treguar sa janë në gjendje të jenë vlerë e shtuar në PS. Vlerë e shtuar në skuadrën tonë nuk të bën mosha më e re, as fakti që ke dëshirë apo as fakti që mund të duish të flasësh bukur, apo as fakti që mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS, por nuk të bën as lidhja apo lidhjet që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht të pamjaftueshme. Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demostrosh, duke treguar se je kandidat që i duhesh skuadrës së PS, dhe duhet ta demostrosh këtë çdo ditë. Për këtë Bora dhe ekipi që po merret me procesin e platformës janë duke ëprgatitur edhe një udhërrëfyes që ëhstë me sygjerime që pastaj ju do t’i ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do ju vijë pas pse bëre këtë pse s’bëre këtë, askush nuk do ju vijë pas t;ju mësojë. Do ju ndjekim me sy në distancë për të parë se si e promovoni kandiaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot ëhstë person publik i panjohur dhe që nesër kur të vijë momenti i përzgjedhjes të jetë i njohur në komunitetin e tij, i njohur në një rreth profesionistësh, i njohur në rrjetet sociale, për një grup të caktuar njerëzuish, nuk po flasim të në të gjithë Shqipërinë, dhe një individ që ka provat që pas tij ka zgjedhës që do ta zgjedhin ta mbështesin këtu të mbështesin dhe PS. Kjo platformë është për të gjithë ata që ndyshe nuk ju vjen radha”, u shpreh Rama\

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu