Asambelja e PS-së në Tiranë mblidhet sot në orën 17:30 për të prezantuar 3 bashkëdrejtuesit Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali, ndersa i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri Rama.
Tashmë prej ditësh drejtuesit poltikë të PS në qarqe kanë nisur prezantimin me strukturat e partisë që pas zyrtarizimit të listës së drejtuesëve politikë.
Ndërkohë dje kryeminstri Edi Rama i mblodhi të tijët në Elbasan, ku grupi parlamentar u porosit të fuqizojë debatin publik e transparencën, më shumë aktivitet në rrjetet sociale, ndërsa objektiv shihet afrimi i elektoratit gri i cili është konsideruar më i rritur.
Deputetëve ju kërkohet të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë platformat më të suksesshme të momentit, përfshirë edhe Tik-Tokun. Fokus të madh është kërkuar t’i kushtohet votës së diasporës. Regjistrimi i emigrantëve nis në janar dhe përfundon në mars./Shqiptarja.com