
Në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, Partia Socialiste organizoi eventin “Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030”, një takim që i paraprin çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Përpara një audience vetëm me gra, Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të PS-së, bëri batuta me zonjat duke u thënë se kur erdhi në krye të partisë kërkonte pse s’kishte gra nëpër struktura. “Kur më përgjigjeshin ‘ku ka gra këtu,’ u thoja ‘po juve kush ju ka pjellë?'”
Mëngjesin e 12 majit, tha Rama, Shqipëria do të gdhihet ngjyrë rozë. Më herët dy drejtueset e qarkut Tiranë, Manastirliu dhe Spiropali thanë se PS synon të marrë minimumi 19 mandate në kryeqytet. Më pas folën drejtuesit e qarqeve të tjera në lidhje direkte të shoqëruar nga kandidatet femra.
Ironia e Ramës: Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”. Flasin për presidentin e SHBA sikur e kanë komshi
Ironia e Ramës: Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”.
Në takimin me gratë dhe vajzat socialiste sot në Tiranë në sallën e TKOB, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën dhe kreun e PD-së Sali Berisha.
Rama u shpreh se ata po krenohen se erdhi një sherif (LaCivita), ndërsa flasin për presidentin e SHBA-së Donald Trump, sikur e kanë komshi. Kryeministri shton se Berisha do marri humbjen më të thellë ndonjëherë në zgjedhje që prej vitit 1997.
“E keni dëgjuar bufin kur flet. Më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë që taksat i vjedhin qytetarët.
Natyrisht është llampa që i fiket. Keni dëgjuar se nuk është prioritet hyrja në BE, prioritet është Shqipëria Madhështore.
Po kur thonë do e shkrijmë SPAK? Po kur flasin për presidentin amerikan sikur e kanë komshi për salcë kosi.
Kanë paguar me puplat e kokës dhe trupit të bufit edhe një këshilltar që e quajnë magjistari dhe trullosin kë të mundin.
Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë, që vetëm një magji e shpëton nga disfata.
Në 11 maji do e këtë më të madhen që nga 97. Magjia do i ndodhë së prapthi”, tha Rama.