Partia Socialiste i ka drejtuar një letër ankesë KQZ-së, ku evidenton një sërë problemesh të hasura gjatë procesit të votimit nga jashtë vendit, duke kërkuar marrjen e masave të menjëhershme.

Këto shqetësime janë përcjellë nga qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe përfshijnë:

Mosrespektimi i protokolleve të njoftimit nga DHL përmes emailit dhe SMS-ve, sidomos në Greqi dhe Itali.

Vështirësi në komunikim me DHL, ku kontaktet nuk përgjigjen ose shfaqen si “call failed”.

Refuzim i marrjes së zarfeve të kthimit nga DHL, sidomos në Greqi, dhe raste kur qytetarëve u kërkohet ta dorëzojnë fizikisht në pikën postare.

Kërkesa për pagesë për kthimin e zarfeve nga ana e DHL.

Fletë votimi mungojnë në zarf, me raste konkrete në SHBA, Itali, Angli dhe Greqi.

Shpërndarje e pabarabartë e zarfeve brenda të njëjtës familje.

Mesazhe për adresë të pasaktë, pavarësisht konfirmimit të saj nga zgjedhësit.

Dërgesa pa paralajmërim nga korrierët, që rezulton në kthimin e zarfeve pa dijeni të votuesve.

Mosnjohje e bar kodeve nga DHL në disa raste, sidomos në Brescia, Itali.

Një tjetër problematikë që paraqet PS është se brenda të njëjtës familje shqiptare në diasporë, disave ju ka shkuar zarfi dhe disave jo, të cilët janë regjistruar njëkohësisht në PER dhe me të njëjtën adresë banimi.

PS kërkon që KQZ të ndërhyjë pranë DHL-së për të zgjidhur këto çështje sa më shpejt, duke siguruar që procesi i votimit nga jashtë të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe efektive./panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu