Kryeministri Edi Rama paralajmëroi figura të reja dhe për një skuadër të re deputetësh me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 2025 për një mandat të katërt të qeverisë.
Do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore.
“Dua që ekipi i zgjedhjeve në fushatë të jetë imazhi ku shqiptarët pasqyrojnë veten: – tha Rama
Ndërkohë shprehu kritika ndaj deputetëve që nuk përmbushën detyrën, edhe pse nuk dha emra konkretë të cilët nuk kanë kontribuar për këtë parti.
Ai lëshoi batuta për Helenën, studenten që hapi punimet e Kongresit duke thënë se një ditë do të bëhet kryetare.
“Sot partia po të bën favorin e parë. Kur të dalësh nga kjo derë ku hyre duke qeshur do të kesh shumë sy jo dashamirës që do të të ndjekin” – tha kryetari i PS.
Pa armiq nuk ia del dot për në krye sipas Ramës duke gjetur me kete batute edhe nje moment per te folur per Pandeli Majkon dhe jetegjatesine e tij ne partine socialiste.