Para ministrisë së Shëndetësisë u zhvillua protesta e organizuar pas skandalit të zbuluar me mjekët në spitalin Onkologjik në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza.

Qindra qytetarë janë mbledhur duke përcjellë mesazhe dhe denoncime, ku disa prej tyre kanë treguar dhe historitë e përjetuara me mjekët e Onkologjikut të cilët bënin pazar me jetët e pacientëve. Në protestë kanë marrë pjesë dhe gazetarë dhe aktivistë, ku u shprehën se pacientët te Onkologjiku e marrin kimioterapinë si në spitalet e Gazës. Ato kanë brohoritur njëzëri “Turp, turp”, ndërsa në mënyrë simbolike kanë hedhur shiringa boshe drejt godinës.

yacht hotel sarande

Gjykata e Tiranës caktoi 7 masa “arrest shtepie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekët e spitalit Onkologjik ku dhe u raportua skandali. Prokuroria e Tiranës ka zbardhur skenën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik.

Në njoftim thuhet se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private./Dosja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu