
Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas protestës së radhës para SPAK të Sali Berishës.
Basha ironizon duke thënë se protestat para Prokurorisë së Posaçme si radha e qumshtit, ku një ditë Rama bën protestë, një ditë Berisha. Ai më tej u sugjeron që t’ia heqin merakun njëri-tjetrit dhe t’i bëjnë protestat bashkë, pasi kështu kursejnë dhe energji.
“Janë bërë protestat para SPAK-ut si radha e qumshtit, një ditë njeri, një ditë tjetri. Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kursejini energji, bëjini protestat bashkë. Shqipëria meriton drejtësi, dhe do të ketë drejtësi”- shprehet Basha në reagimin e tij.