Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestojnë sot nga ora 13:00 para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar kreu i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i cili përmes një postimi në Facebook e cilëson procesin ndaj ish-krerëve të UÇK si një proces të bazuar mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

“Sot me mendje e me zemër jam pranë bashkëkombësve që do të protestojnë në Strasburg, aty ku filloi padrejtësia e madhe ndaj UÇK-së dhe popullit shqiptar, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Kjo gjykatë nuk po gjykon mbi atë për të cilën u themelua, por po gjykon mbi shpifjet e Serbisë të sajuara nga Rusia.

Hashimi, Kadriu, Rexhepi, Jakupi dhe të tjerët janë aleatë të dhe vendin e kanë në Kosovë.

Pafajësia e tyre u konfirmua nga miqtë tanë amerikan e europian në Hagë, prandaj, lironi djemtë tanë!

Padrejtësia duhet të merr fund menjëherë, i gjithë populli shqiptar është në këmbë për drejtësi për shenjtërinë e luftës sonë çlirimtar”, shkruan Ali Ahmeti./tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu