Në selinë e Partisë Demokratike po zhvillohet një takim i Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka dhe drejtues politikë.

Takimi vjen në kuadër të protestës që nis në orën 18:00, ndërsa drejtuesit politikë kanë qenë shumë aktivë me takime në zonat e tyre përkatëse ditët e fundit.

yacht hotel sarande

Fillimisht protestuesit do të mblidhen te Kryeministria. Më pas ata mund të shpërndahen në grupe e të bllokojnë sa më shumë segmente rrugore.

Skenari i dytë është që protestuesit të lëvizin të bashkuar nëpër rrugët e Tiranës, sipas një itinerari të caktuar.

Lëvizja mund të bëhet nga Kryeministria drejt ministrive e më tej drejt rrugëve kryesore.

Skenarët dhe plani po mbahen sekret dhe PD është treguar shumë diskrete në mënyrë që informacioni të mos mësohet nga policia.

Disa orë para nisjes së protestës së opozitës janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Ndërkohë sot dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr. Policia ka bërë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

(BalkanWeb/dosja)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu