Ka nisur me tensione protesta e thirrur nga Partia Demokratike, e cila është organizuar në format të tillë që parashikon bllokimin e qarkullimit në 5 pika kyçe në kryeqytet.

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te “Rruga e Elbasanit”.

yacht hotel sarande

Flamur Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin./gazetatema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu