Incidente te protesta e radhës e mbështetësve të opozitës përpara Bashkisë së Tiranës.
Disa nga qytetarët e bllokuar në makina për shkak të protestës janë përplasur verbalisht me protestuesit dhe kanë kërkuar prej tyre hapjen e rrugës.
Ndërkohë, që sulme verbale ka pasur mes organizatorëve të protestës dhe policisë, pasi kjo e fundit, sipas tyre, nuk ka marrë masa për devijimin e trafikut.
Opozita prej muajsh proteston në dyert e Bashkisë së Tiranës, ku kërkon dorëheqjen e kreut Erion Veliaj.
Disa prej grumbullimeve kanë qenë të dhunshme, madje ndaj godinës janë hedhur dhe shishe me molotov.