
Deklaratë e nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi:
Ishin në fillim përpjekjet e policisë që në fillim për të provokuar situatën për të krijuar tension, dhe për të ndërhyrë.
U bënë përpjekje për të ndaluar gjithashtu, për të shoqëruar protestues, duke gjetur justifikime dhe ndërhymë atë moment për të shmangur këtë lloj situate.
Që nga ai moment më pas kemi bllokuar këtë segment të rrugës në përputhje me atë që është vendimi për të bërë këtë aksion, këtë veprim të sotëm në lidhje me atë që është mosbindja civile, ku qytetarët sot e kuptojnë.
E kuptojnë shumë mirë çfarë po ndodh, sepse detyrohen të kuptojnë se është një shtet që nuk garanton dhe për rrjedhojë ndodh kjo situatë.
Sigurisht, do të jenë forma të ndryshme të mosbindjes civile në momente të ndryshme.
View this post on Instagram
Flamur Noka: Sokol kriminel Bizhga dhunon opozitën dhe vjedh votat, por do e paguajnë një më një
As ky birboja këtu, Sokol Bizhga, as Elton Allushi, as Shpataraku, janë të gjithë polici politike, polici e inkriminuar kundër opozitës.
Fakti që ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve paqësorë, tregon misionin politik të atyre horrave.
Ne jemi në misionin, jemi në mosbindje civile.
Policia nuk ka asnjë të drejtë as të japë leje, as të mos japë leje, policia vetëm merr njoftim dhe ka detyrim të garantojë rendin dhe sigurinë publike.
Kur ishim në bulevard, a ishin të bllokuara rrugët? Po kur Lali Vjedhësi e çmend TIranën që bllokon sheshet për ato makinat që tymosin? Merr masa kjo trupë horrash, kjo trupë banditësh.
Pra, është polici politike.
Ja, këta vjedhin vota. Ai, Sokol kriminel Bizhga.
Këto lloj fytyra urdhërojnë edhe dhunën ndaj opozitës, urdhërojnë edhe për të vjedhur vota.
Ja këta janë. Por do e paguajnë një më një. Sokol Bizhga, Ilir Proda, Neritan Nallbati.
Këto janë emra që i ka emëruar krimi i organizuar.
Luçiano Boçi: Duket qartë se armiku kryesor i Ramës dhe policisë së tij nuk janë bandat dhe kriminelët, por janë qytetarët
Policia kërkon që t’i ndërsejë ata kundër nesh. Policia duhet të tërhiqet, ne do të qëndrojmë deri në afatin e përcaktuar.
Kjo mosbindje civile nuk është e fundit, do të vijojë edhe në ditët në vazhdim deri në plotësimin e kërkesave tona që janë, qeveri teknike.
Zgjedhje me Edi Ramën nuk ka, është dhunuesi i shqiptarëve, i dhunuon ata në Londër, për hir të pushtetit të tij, dhunon fëmijët tanë në forma dhe mënyra se si menaxhon arsimin, dhunon prindërit tanë nga mënyra se si menaxhon pensionet dhe kujdesi ndaj tyre, dhunon çdo shqiptar.
Ka ardhur koha që Edi Rama të largohet, ka ardhur koha që t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe të jetë vullneti i shqiptarëve që të vendosë se kujt i takon drejtimi i vendit.
S’mund ta vendosim më bandat e Edi Ramës, bandat dhe skalionet e krimit, bandat dhe skalionet administratës dhe bandat dhe skalionet dhe këtu në Policinë e Shtetit.
Duket qartë se armiku kryesor i Edi Ramës dhe policisë së tij nuk janë bandat dhe kriminelët por janë qytetarët agresioni i tyre është ekzemplar kur shohin qytetarë që protestojnë.
Janë lepe peqe përballë figurave dhe përfaqësuesve të krimit, madje janë bashkëpunëtorë të krimit deri në ekzekutimin e rivalëve të krimit dhe lidhja shkon deri te Edi Rama.