Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë protestës së sotme të opozitës se beteja politike ka hyrë në “kilometrin e fundit” dhe se, sipas tij, fitorja është e pashmangshme. Duke iu drejtuar mbështetësve në shesh dhe shqiptarëve kudo ndodhen, Berisha tha se opozita ka kaluar një “maratonë të vështirë”, të mbushur me presione, dhunë dhe përpjekje për izolim.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për ndërtimin e asaj që e quajti “projekt i Shqipërisë pa opozitë”, duke shtuar se ky projekt, sipas tij, ka dështuar. Ai theksoi se opozita, pavarësisht burgosjeve, manipulimeve dhe lobimeve të korruptuara, ka arritur të dalë “më e fortë se kurrë”.

“Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë”, deklaroi Berisha, duke e cilësuar opozitën aktuale si “shpresën e vetme të shqiptarëve”. Ai e përshkroi rrugëtimin politik të viteve të fundit si një qëndresë stoike dhe si një ringritje “si Feniksi nga hiri”, që sipas tij ka çuar në plagosjen përfundimtare të asaj që e quajti “narkodiktaturë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu