Deputeti i Alleanza Verdi e Sinistra në Itali, Devis Dori, ka propozuar një ndryshim ligjor që do të mundësonte 3 ditë leje të paguar në rast vdekjeje të qenit apo maces suaj, si dhe 8 orë leje në vit për t’i asistuar në rast sëmundjeje.

Kjo nismë synon të ndryshojë ligjin nr. 53 të vitit 2000, që rregullon lejet për arsye familjare, duke e zgjeruar përkufizimin e “familjes” edhe te kafshët e shtëpisë.

Propozimi mbështetet edhe nga të dhënat më të fundit të sondazheve: sipas Ipsos, 4 në 10 italianë jetojnë me të paktën një kafshë shtëpiake, ndërsa 8 në 10 prej tyre i konsiderojnë kafshët pjesëtarë të familjes.

“Kafshët e dashura janë pjesë e familjes dhe dhimbja për humbjen e tyre është e vërtetë. Ligjet duhet të përshtaten me këtë realitet,” – deklaroi Devis Dori.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu