Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, djali i xhaxhait të Ergys Agasi. Burime zyrtare bëjnë me dije se vendimi për shpalljen në kërkim është marrë në kuadër të një procedimi penal që po hetohet nga organi i akuzës, ndërsa nuk janë bërë ende publike detaje mbi akuzat konkrete apo veprat penale për të cilat dyshohet Eno Agasi.

Mësohet se Eno Agasi ka hequr verën miliona euro e zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.

Pasi ishte bërë inventari, vera ishte lënë në kantinë pasi s’mund të transportohej natën nga doganat. Por më pas kur kanë shkuar të nesërmen për ta marrë, vera ishte hequr.

Ndërkohë, vetë biznesmeni Ergys Agasi është në kërkim nga SPAK, pasi akuzohet se krijoji bashkë me Ermal Beqirajn, një grup kriminal për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit./Panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu