Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e kontenierëve që dyshohet se përmbajnë mbetje industriale të rrezikshme. Urdhri i sekuestrimit u është dërguar autoriteteve portuale dhe disa drejtorive të tjera për ekzekutim. Sipas dokumentit të datës 26 tetor 2024, procedura është pjesë e një hetimi penal me numër 1596/2024.

Në urdhrin e dërguar, Prokuroria thekson se të gjitha subjektet e ngarkuara duhet të nënshkruajnë procesverbalin e sekuestrimit, duke përshkruar në detaje veprimet që do të kryhen dhe një përshkrim të saktë të sendeve të sekuestruara.

yacht hotel sarande

Mbetjet duhet të depozitohen në një vend të sigurt për të garantuar sigurinë mjedisore dhe fizike, nën mbikëqyrjen e kamerave 24 orë. Ndërkohë, kontenierët duhet të mbahen në gjendjen aktuale pa u hapur deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme.

Anija turke që ka transportuar kontenierët, “Molive”, u ankorua mëngjesin e sotëm në radën e portit të Durrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu