
Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale është duke zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila tha se kjo bastisje po zhvillohet për dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore, teksa shtoi se janë duke u bastisur katër lokacione.
“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është duke zhvilluar bastisje në katër lokacione. Bastisjet po zhvillohen mbi dyshimet për Fabrikën për mbetje shtazore. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, tha Luta. /21Media