Petrit Malaj: Ky projektbuxhet, përmbush dy objektiva themelor, i pari është rrija ekonomike e qëndrueshme, e cila krijon punësim dhe rritje të mirëqenies. Objektivi i dytë, është konsolidimi fiskal, i cili ka për qëllim uljen e borxhit publik dhe ruajtjen e të gjitha parametrave makroekonomikë dhe fiskal në nivele pozitive. Krahas këtyre objektivave, buxheti i vitit që vjen materializon dhe një sërë politikash buxhetore dhe projekte investimi t rëndësishme.
Së pari, ekonomia jonë ka treguar një rezistencë të fortë pas një sërë goditjesh përgjatë tre viteve të fundit. Duke nisur me tërmetin e 2019, Covid-19, e më pas dhe ndërprerja e furnizimit për pasojë nga Lufta në Ukrainë, ekonomia shqiptare ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe kapacitetet për rimëkëmbje, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare. Sot ekonomia shqiptare vijon në një trend pozitiv.