
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar publikimin e një dosje me 1 milion faqe që dëshmon lidhjet e krimit me politikën.
Berisha, teksa prezantoi programin për Rendin dhe Sigurinë, tha se publikimi i dosjes do të bëhet që shqiptarët të ndahen nga kjo lidhje e tmerrshme, nga bota e krimit.
“Nga organet e policisë do të largohen të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dosjen 1 mln faqe të bisedave që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do të bëhen publike që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit, nga droga dhe t’i rikthehen ligjit e të drejtave të tyre, vendit dhe shpresës.
Do dalin para ligjit të gjithë ata që kanë mbajtur lidhje me krimin, Kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë!”, deklaroi Berisha.