Ushtria izraelite ka konfirmuar se trupat e gjashtë pengjeve të marra nga Hamasi më 7 tetor janë nxjerrë nga një tunel në zonën Rafah të Rripit të Gazës, raporton Reuters.
Trupat e Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danino u sollën në Izrael, tha ushtria izraelite në një deklaratë.
Ja një vështrim në jetën e tyre:
Hersh Goldberg-Polin, 23 vjeç
Ai humbi një pjesë të krahut të tij të majtë nga një shpërthim granate në sulmin e 7 tetorit. Në prill, një video e lëshuar nga Hamasi e shfaqi atë pa dorën e majtë, duke shkaktuar protesta të reja në Izrael që i kërkonin qeverisë të bëjë më shumë për të siguruar lirinë e tij dhe të të tjerëve.
Prindërit e tij, emigrantë të lindur në SHBA, u bënë u takuan me presidentin amerikan Joe Biden, Papa Françeskun dhe të tjerë dhe iu drejtuan OKB-së duke kërkuar lirimin e të gjitha pengjeve.
Eden Yerushalmi, 24-vjeçare
Yerushalmi e lindur në Tel Aviv, i pëlqente t’i kalonte ditët e verës në plazh dhe po studionte për t’u bërë instruktore e Pilates, sipas Forumit të Familjeve të Pengjëve, i cili ka udhëhequr përpjekjet e avokimit për lirimin e tyre.
Ajo ishte duke punuar si banakiere në festivalin muzikor Tribe of Nova. Kur sulmi fillestar me raketë i Hamasit, ajo ia dërgoi një video familjes së saj, duke thënë se po largohej nga festa. Gjatë sulmit, ajo thirri policinë dhe ishte në kontakt me motrat e saj gjatë katër orëve të ardhshme.
“Më kanë kapur”, ishin fjalët e saj të fundit, përcjell Gazeta Express.
Carmel Gat, 40-vjeçare
Sipas forumit, terapistja profesionale nga Tel Avivi ishte “plot dhembshuri dhe dashuri” dhe po i shijonte udhëtimet solo, koncertet rock dhe grupin Radiohead.
Ajo po qëndronte me prindërit e saj në Kibbutz Be’eri, një nga komunitetet më të goditura, kur militantët hynë në shtëpinë e tyre dhe e rrëmbyen atë në mëngjesin e 7 tetorit. Prindërit e saj u vranë në sulm.
Pengjet që u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor thanë se ajo u mësoi atyre ushtrime meditimi dhe joga për t’i ndihmuar ata të mbijetojnë në robëri.
Alexander Lobanov, 33 vjeç
Lobanov ishte i martuar,baba i një fëmije dy vjeçar dhe pesë muajsh të lindur ndërsa ishte në robëri. Ai u rrëmbye nga festivali muzikor, ku kishte punuar si menaxher lokali.
Ai ndihmoi në evakuimin e njerëzve nga festivali dhe vrapoi me të tjerët përpara se të rrëmbehej. Thuhet se të tjerët arritën të arratiseshin.
Almog Sarusi, 27 vjeç
Forumi e përshkroi Sarusin si një “person të gjallë dhe pozitiv që i pëlqente të udhëtonte nëpër Izrael me xhipin e tij të bardhë me kitarën e tij”. Ai ishte në festivalin muzikor me të dashurën e tij prej pesë vitesh, e cila u vra në sulm.
Sarusi qëndroi me të pasi ajo u plagos dhe më pas u rrëmbye.
Ori Danino, 25 vjeç
Danino i lindur në Jerusalem ishte më i madhi nga pesë vëllezërit e motrat dhe planifikoi të studionte inxhinieri elektrike. “Ori njihej për ambicien, dashurinë për njerëzit dhe ishte i dashur nga të gjithë. Ai e donte natyrën dhe ishte shumë i dobishëm”, është përshkrimi për të.
Thuhet se ai u rrëmbye nga festivali Nova ndërsa po udhëtonte me veturë dhe po përpiqej t’i ndihmonte të tjerët që të iknin.