Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat trevjeçar, duke zëvendësuar në këtë detyrë gjyqtaren Holta Zaçaj, mandatit të së cilës i erdhi fundi në mars të këtij viti.
Zgjedhja u bë gjatë mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e zhvilluar më 18 dhjetor 2025. Sipas njoftimit zyrtar, Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë dhe u zgjodh njëzëri. “Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i përcillet për dijeni Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Profili i Fiona Papajorgjit
Fiona Papajorgji ka lindur më 12 mars 1976 në Vlorë. Ajo është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Barit, Itali, ndërsa në vitin 2012 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave Juridike” po në këtë universitet.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka ushtruar profesionin e avokates në disa studio ligjore në Bari. Më pas, nga viti 2009 deri në vitin 2011, ka shërbyer si avokate në Departamentin e Studimeve, Kërkimeve dhe Publikimeve në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nga viti 2011 deri në vitin 2019 ka qenë këshilltare ligjore në këtë institucion.
Paralelisht, që nga viti 2007, Papajorgji është angazhuar në mësimdhënie si lektore e së Drejtës Publike në disa universitete, si dhe ka ofruar ekspertizë ligjore në projekte të ndryshme, përfshirë proceset e përafrimit të legjislacionit dhe sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë. Ajo është autore e disa artikujve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese.
Në vitin 2019 u angazhua si profesoreshë e lirë në Programin e Trajnimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës dhe, në nëntor të po atij viti, u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese, detyrë që e ka ushtruar deri në zgjedhjen e saj si kryetare e këtij institucioni.
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, zëvendëson Holta Zaçajn