Me 30 mijë euro është gjobitur “Big Brother VIP Kosova” për “promovimin e dhunës psikologjike ndaj një viktime të dhunës”

Pas kësaj, Asociacioni i Gzetarëve të Kosovës ka përgëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave.

yacht hotel sarande

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dhe përgëzon vendimin e Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM për ta gjobitur emisionin “Big Brother””, thuhet në reagim.

Ky reality show është gjobitur me 30 mijë euro, pasi disa organizata si dhe jursitja e njohur e mediave Flutura Kusari u ankuan, sepse ishte future një personazh i cili ishte denoncuar për dhunë.

Për më tepër ai u fut në një ambient me “viktimën”, çka shkaktoi reagim të madh në vend.

Postimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i bashkohet Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës dhe përgëzon vendimin e Komisioni i Pavarur i Mediave – KPM për ta gjobitur emisionin “Big Brother”.

AGK-ja është pjesë e 38 organizatave të cilat kanë dorëzuar ankesën në Komisionin e Pavarur të Mediave lidhur me promovimin e dhunës në këtë emision televiziv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu