Në shkurt ky grup ra me 34.1%, ndërsa për 2-mujorin tkurrja është 32.3%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Minerale, lëndë djegëse, rritje të fortë 64%

“Minerale, lëndë djegëse, energji” kaloi në grupin e parë më të madh në vend, me 59 % të totalit të eksporteve në shkurt. Në shkurt grupi I rriti shitjet me 59%, ndërsa për 2 mujorin rritja është 64%. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më I madh në vend dhe nga tregtimi I energjisë elektrike, që lidhet me motin.

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje. Në shkurt, eksportet e tij u rritën me 15.5%, ndërsa për 2 mujorin zgjerimi Ishte 9.4%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në vendnumëro

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” Ishin grupi tjetër që që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi I euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në shkurt eksportet u rriten 2,2% ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 2.5%.

Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje

Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2024 janë: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.

Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%).

Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (15,9 %) , Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj.

Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, janë: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj.

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%).

Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje./ Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu