
Shqiptarët do t’i drejtohen nesër kutive të votimit, ku do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend.
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte sot në studion e “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ku foli në lidhje me procesin zgjedhor dhe problematikat të cilat janë hasur gjatë kësaj kohe.
Një nga pikat ku ai u ndal ishte pikërisht vota e diasporës, një nga risitë e këtij viti, ku vlerësoi se pavarësisht disa problematikave, procesi në përgjithësi ishte i suksesshëm.
Celibashi ka theksuar se megjithatë se shumë nga rastet e denoncuara në të vërtetë kanë qenë spekulime.
“Ka njerëz që nuk ekzistojnë realist, ekzistojnë vetëm virtualisht dhe mesazhet e tyre marrin eko. Kemi të bëjmë me raste dezinformomi”, ka sqaruar ai.