Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), Besim Aliu, ka deklaruar se ditëve të fundit temperaturat maksimale kanë shkuar deri në 38.2 gradë celsius, duke shtuar se Prizreni është qyteti më temperaturën më të lartë në vend.

Ai ka deklaruar të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se në ditët në vijim do të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave.

yacht hotel sarande

“Kjo gjendje e temperaturave do të vazhdojë edhe nesër, deri në 39 gradë celsius, por të mërkurën dhe të enjten do të kemi riga shiu e në vise malore riga të izoluara shiu. Të enjten dhe të premten reshjet do të shtohen dhe përhapja e reshjeve do të jetë më e madhe në territor”, është shprehur Aliu.

Ai ka shtuar se temperaturat e larta kanë qenë pozitive për bujqit për shkak të periudhës së korrje-shirjeve, pasi sipas tij, ky i nxehtë është i mirëseardhur për bujqësinë.

“Korriku do të jetë më i nxehtë se gushti, në Kosovë temperatura mesatare vjetore sillen rreth 11 gradë celsius…Mbrëmë u regjistrua temperatura mbi 20 gradë celsius, netët tropikë u regjistruan për herë të parë. Gradualisht me kalimin e frontit të nxehtë do të vijnë ditë më të freskëta, e temperaturat do të ulen deri në 4 gradë”, është shprehur kreu i IHMK-së.

Aliu ka shtuar se këto temperatura janë normale “për shkak se jemi në stinën e verës”./Koha ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu