Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në takim Kryeministrin Edi Rama, i cili paraqiti zyrtarisht propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.

Sipas njoftimit për media të Presidencës, procedura kushtetuese parashikon një afat prej 7 ditësh për dekretimin e ministrave.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave, ku Kryeministri mbërriti paraditen e sotme për të formalizuar riformatimin e qeverisë, të paralajmëruar disa ditë më parë.

Pas dekretimit nga Presidenti, emrat e rinj do t’i nënshtrohen votëbesimit në Kuvend. Ceremonia e betimit pritet të zhvillohet po në Pallatin e Brigadave, duke qenë se godina e Presidencës ndodhet aktualisht në rikonstruksion.

### Ndryshimet e propozuara në qeveri:

* Belinda Balluku largohet nga detyra e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi.
* Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre.
* Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
* Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë.
* Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, ndërsa largohet Elisa Spiropali.
* Ermal Nufi merr postin e Ministrit të Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut.
* Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Ndryshimet në kabinet vijnë në një moment të ngarkuar politikisht, ndërsa tashmë vendimi për dekretimin e tyre i takon Presidentit, brenda afatit kushtetues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu