Ka nisur takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike, ku do të kërkohet që secili të deklarojë nëse disponon shumicën për formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, sipas deklaratave të deritanishme, asnjë subjekt politik nuk ka arritur të sigurojë shumicën në Kuvend, duke lënë zgjedhjet e parakohshme si opsionin e vetëm.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, para nisjes së takimit deklaroi për mediat: “Do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje dhe falënderojmë zonjën Presidente për organizimin e takimit”.

Takimi zhvillohet në një moment vendimtar për stabilitetin politik dhe formimin e qeverisë së re në Kosovë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu