Nisur nga fakti se akoma është prezent si dukuri, përdorimi i armëve të zjarrit në festa dhe dasma, strukturat operative rajonale të policisë së Kosovës po vazhdojnë punën për parandalimin e kësaj dukurie thuhet në një njoftim për shtyp.

Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, detyrohet që në rastet e tilla të filloj kërkimin për armët e përdorura dhe të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla.

yacht hotel sarande

Që nga data 1 gusht deri sot, kontrolle të tilla janë realizuar në lokacione të ndryshme të Rajonit të Prishtinës, ku janë sekuestruar 13 armë zjarri të cilat dyshohet të jenë përdorë në ahengje familjare.

Lidhur me rastet janë arrestuar 12 persona prej të cilëve 5 janë dërguar në mbajtje.

Ndaj mbështetur mbi këtë bazë, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu