
JALË- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT ka nisur një operacion në jug të vendit. Inspektorët e IKMT-së në plazhin e Jalës janë duke prishur disa objekte. Raportohet se inspektorët së bashkë me policinë kanë hasur rezistencën e pronarëve të disa objekteve që janë në plan për t’u prishur.
IKMT ka paralajmëruar pronarët e objekteve se kanë afat deri ditën e nesërme për t’u zhvendosur. Banorët kanë kundërshtuar forcat e IKMT-së dhe policinë, duke shprehur rezistencë dhe se nuk do të largohen.
“Nuk i lirojmë, kjo është vrasje,” thonë banorët.
Dje u raportua se fadromat dhe makineritë e rënda janë parë në disa zona turistike, duke ndërhyrë në struktura që sipas autoriteteve janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme. Por kjo ndërhyrje ka shkaktuar shqetësim tek pushuesit dhe operatorët turistikë.
Në këto ditë që pushuesit kanë vendosur të relaksohen në preg të detit janë duke u përballur me zhurma dhe pluhurin që sjellin shembjet. Bizneset janë ankuar këto ndërhyrje duhet të ishin kryer më herët, para se të niste sezoni, për të shmangur ndikimin negativ në turizëm./dosja