Arrestohet Andrew Mountbatten-Windsor në 66-vjetorin e lindjes, rikthehen në vëmendje deklaratat e Princit Harry

Andrew Mountbatten-Windsor u arrestua këtë javë, pikërisht në ditëlindjen e tij të 66-të, nën dyshimin për shpërdorim detyre në funksion publik. Zhvillimi ka rikthyer në vëmendje edhe qëndrimet e shprehura më herët nga nipi i tij, Princi Harry.

Në librin autobiografik Spare, publikuar në vitin 2023, Prince Harry kishte përmendur xhaxhain e tij, Andrew Mountbatten-Windsor, duke theksuar se pavarësisht skandalit publik dhe akuzave të ngritura ndaj tij në atë kohë, masa të caktuara sigurie nuk ishin vënë në diskutim.

“Ndonëse ishte përfshirë në një skandal të turpshëm, i akuzuar për abuzim seksual ndaj një gruaje të re, askush nuk kishte sugjeruar heqjen e sigurisë së tij. Njerëzit mund të kenë shumë ankesa ndaj nesh, por shkeljet seksuale nuk ishin ndër to”, shkruante Harry në memoirin e tij.⁶

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu