Prince Andrew është liruar për t’u ndjekur penalisht në gjendje të lirë, pas arrestimit të tij mëngjesin e së enjtes  lidhur me përfshirjen e tij në skandalin Epstein.

Sipas përditësimit të Thames Valley Police kontrollet në Norfolk kanë përfunduar. Hetimet në Berkshire vijojnë.

Andrew u fotografua duke lënë stacionin e policisë në Aylsham rreth orës 19:00 GMT, i shtrirë në sediljen e pasme të një mjeti.

Reagimi i Charles

Charles III deklaroi se e ka mësuar lajmin me “shqetësimin më të thellë” dhe theksoi se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet”.

BBC raportoi se as Mbreti dhe as Buckingham Palace nuk ishin informuar paraprakisht për arrestimin.

Princi William dhe Catherine mbështesin deklaratën e Mbretit, ndërsa familja mbretërore vijoi angazhimet publike sipas planit.

Hetimi dhe lidhja me dosjet Epstein

Arrestimi lidhet me dyshime për shpërndarje të materialeve konfidenciale gjatë kohës kur Andrew shërbente si i dërguar për tregtinë.

Çështja lidhet me dokumente nga dosjet e Jeffrey Epstein, ku pretendohet se Andrew ka ndarë informacione zyrtare.

Policia thekson se arrestimi nuk lidhet me akuza për abuzim seksual, por me dyshime për shkelje të detyrës publike.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje dhe nuk ka reaguar ndaj kërkesave të BBC për koment mbi akuzat konkrete.

Reagime të tjera

Ish-kryeministri Gordon Brown konfirmoi se ka dorëzuar informacion shtesë tek policia në lidhje me dosjet Epstein.

Familja e Virginia Giuffre, e cila kishte ngritur akuza ndaj Andrew në të kaluarën, deklaroi se arrestimi është një hap drejt llogaridhënies, ndonëse autoritetet britanike sqarojnë se hetimi aktual nuk lidhet me akuza për abuzim seksual.

Hetimi mbetet në zhvillim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu