Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht Kosovën. Lajmi u bë i ditur pas një marrëveshjeje të arritur sot në Riad, ku u përfshinë përfaqësuesit e të dyja shteteve.

Osmani falënderoi Presidentin Al Sharaa për vendimin e tij dhe për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës. Sipas saj, kjo njohje nuk është vetëm një akt i sovranitetit shtetëror, por edhe njohje e sakrificës së brezave që luftuan për liri.

Ky hap e çon numrin e shteteve që e njohin Kosovën në 120, duke e konsoliduar pozicionin e saj ndërkombëtar dhe duke shënuar një moment historik në marrëdhëniet diplomatike të vendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu