Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një takim online me efektivët e Forcave të Armatosura Shqiptare (FARSH) që shërbejnë në misione jashtë vendit, për t’i uruar Vitin e Ri dhe për të shprehur mirënjohjen e kombit për kontributin e tyre në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë. Ai theksoi se, pavarësisht largësisë nga familjet, mbështetja për ta është e plotë nga Shtabi i Përgjithshëm dhe Ministria e Mbrojtjes.

Presidenti vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e ushtarakëve shqiptarë në misionet në rajon dhe në botë, duke i cilësuar ata si ambasadorë të denjë të Shqipërisë. Ai përmendi edhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë globale pas agresionit rus ndaj Ukrainës, duke theksuar domosdoshmërinë për modernizimin dhe forcimin e FARSH-së. Gjithashtu, përgëzoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe mbështetjen për ushtarakët gjatë vitit 2024.

yacht hotel sarande

Në fund, Presidenti uroi shëndet, lumturi dhe suksese për të gjithë efektivët dhe familjet e tyre, duke shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre të çmuar ndaj kombit dhe NATO-s.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu