Kryeministri Edi Rama mikpriti të dielën Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri si President i EBA, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Ai u nderua me një ceremoni mirësjeardhjeje në Pallatin e Brigadave, teksa u njoh me kabinetin e qeverisë shqiptare. Edhe kryeministri Rama u njoh me anëtarët e delegacionit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas ceremonisë, presidenti i emirateve të bashkuara arabe dhe Kryeministri Rama zhvilluan një takim kokë me kokë.

Pas takimit, Rama dhe Mohamed bin Zayed Al Nahyan shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara.

Një prej tyre ishte marrëveshja kuadër për veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

Një letër bashkëpunimi u nënshkrua për projektin “Albania Smart City” ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë së Brendshme e Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshjet u shkëmbyen në një ceremoni të posaçme në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të EBA Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Klan News

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu