Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar kryetarin e sapozgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, për marrjen e detyrës së re.

Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj,” – shkruan Begaj në mesazhin e tij.

Mesazhi i Presidentit Begaj vjen menjëherë pas votimit në Kuvendin e Kosovës, ku Dimal Basha u zgjodh në postin e lartë institucional.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali uron zgjedhjen e kreut te parlamentit të Kosovës:

“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha!

Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.

Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu