Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin për të liruar dhëndrin e kreut të PD Sali Berisha , Jamarbër Malltezi.

Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shfuqizimi i masës ka ardhur kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.

Ndërkohë në seancën e sotme mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.

Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.

Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale./(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu