Një sherr banal mes disa personave ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Stacionit të Trenit, Tiranë.

JOQ ALBANIA ka mësuar se sherri ka nisur në fillim në lokal dhe më pas ka vijuar në rrugë, ku janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Referuar dëshmitarëve, një person ka dhunuar policin që ndërhyri dhe i ka marrë pistoletën duke tentuar të qëllojë ndaj qytetarëve të tjerë.

Kalimtarët kanë ndërhyrë menjëherë dhe gjatë përleshjes mes personit agresor dhe policit, arma ka “fluturuar” në anën tjetër të rrugës.

Në pamje mund të dëgjohen edhe britmat e qytetarëve dhe një grua që tenton të qetësojë një djalë, në dukje i ri në moshë./Oranews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu