Një mori lavdesh ka marr Richard Grenell, pasi emërimit si emisar presidencial për “Misione të Veçanta”nga presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump,.
“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha Trumpi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, postim të cilin e ndau më pas edhe Grenelli.
“Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, u shpreh ai.
Ndërkohë në “X” pas emërimit, shumë njerëz me pozita të larta e uruan atë.
Njëri nga ta shkroi: “Ky është një lajm i madh. Richard Grenell, është një diplomat shumë i aftë, ai është shumë besnik ndaj presidentit Trump. Ric do të ndihmojë që Departamenti i Shtetit të zbatojë agjendën e politikave të presidentit.
“Njeriu i Trumpit për misione të veçanta”, shkroi një tjetër.
Ndërkohë dikush ia përkujtoi Trumpit se sa me fat është që ka njerëz si Grenelli afër tij.
“Trump është me fat që ka Ric në ekipin e tij”.
Ndryshe, Richard Grenell kishte shërbyer në disa pozicione në mandatin e parë të presidentit Trump.
Ai ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar./Klankosova