Pas vdekjes së Papa Françeskut një artist në Indi ka krijuar në rërë një skulpturë me imazhin e Atit të Shenjtë për të nderuar figurën e tij. Skulptura, e punuar në një plazh në qytetin indian të Purit, është 8 metra e gjatë dhe është bërë me 8 tonë rërë.

“Është një humbje e madhe në mbarë botën. Njerëzit në çdo cep të botës po e nderojnë në mënyra të ndryshme. Ne, si artistë, kemi krijuar këtë skulpturë me rërë të Papës”,thotë Sudarshan Patnaik.

Pavarësisht se publiku tashmë ishte në dijeni për problemet e tij shëndetësore, ndarja nga jeta e Papa Françeskut tronditi shumë besimtarë duke qenë se paraqitja e tij në swheshin e Shën Pjetrit për festën e Pashkës kishte ngjallur shpresat se Ati i Shenjtë ishte drejt shërimit./Klan News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu