Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit finalizuan operacionin policor të koduar “Smartphone”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave.

Gjatë kontrollit në hyrje të portit, u kap në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, i cili tentoi të kontrabandonte 49 celularë të tipit iPhone, të fshehur në kabinën e kamionit që drejtonte. Shtetasi nuk kishte fatura blerjeje për celularët, të cilët u sekuestruan bashkë me kamionin dhe dy celularë personalë që përdorte.

Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu