Policia amerikane ka gjetur drogë brenda një çante me mbishkrimin “padyshim nuk është çantë plot me drogë”.
Kjo sasi u zbuluar nga policia në Portland të Oregonit, kur policia e ndali shoferin dhe pasagjerin brenda veturës, që dyshohej se ishte vjedhur.
Lidhur me njoftimin për këtë rast në X, policia në Portland tregoi detaje për sasinë e drogës, paratë dhe armën e mbushur që u gjet.
Por pavarësisht këtij mbishkrimi, brenda saj u gjet 10 gramë fentanil dhe një lloj tjetër i drogës.
Mediat lokale raportojnë se një burrë dhe një grua janë arrestuar./syri