Policia zbardh dinamikën e vrasjes së 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës në Zall-Bastar.

Përmes një deklarate për mediat, Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar autorin e krimit.

yacht hotel sarande

Sipas bluve autor i vrasjes së Xhemal Metës është shtetasi Isuf Hasa, i cili goditi për vdekje viktimën me çekiç në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Pasi e goditi ai i mori paratë që kishte në xhep dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu mësohet se policia ka sekeustruar çekiçin me të cilin u vra i moshuari si edhe shumën e parave që autori vodhi nga viktima.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen”, njofton policia.

Kujtojmë se viktima u gjet i pajetë nga një komshi i tij mëngjesin e 13 Janarit. Fqinji e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij.

Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici ata kanë deklaruar se 81-vjeçari nuk ka pasur konflikte.

Gjithashtu kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit.

Deklarata e plotë

Konferencë për shtyp nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Drejtues Elton Alushi për zbardhjen e vrasjes së 81-vjecarit ndodhur në fshatin Shengjin i Vogël, Qafmollë Tiranë më datë 13.01.2025.

Përshëndetje. Jam sot këtu sëbashku me zëvendëdrejtorin për Hetimin e Krimit Erion Ismaili dhe Zëvëndës Drejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike Idriz Daulle, Shefin e Sektorit për Krimet e Rënda Gilbert Hoxha, për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor të koduar “dyshimi”, ku falë një pune profesionale dhe hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u bë zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 13.01.2025 ku u gjet pa shenja jete 81-vjecari Xhemal Meta.

Më datë 13.01.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4, kanë marrë njoftim nga një shtetas se komshiu i tij shtetasi Xhemal Meta është konstatuar i pa jetë në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjeherë në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore ka lindur dyshimi se ky shtetas mund të ishte vrarë me sende të forta.

Për hetimin dhe zbardhjen e rastit u krijua një grup i posacëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijoi punën intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Grupi i posacëm hetimor i përbërë nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, dhe Specialistët e Departamentit te Policisë Kriminale nën drejtimin profesional të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshme Tiranë, kanë kryer një sërë veprimet profesionale hetimore nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit.

Falë punës hetimore intensive, brenda 48 orësh është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve të thelluara hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj.

Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .

Në fazë operacionale janë përfshirë Specialistet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, Komisariatit të Policisë nr.7, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë ndalimi i shtetasit Isuf Hasa për veprën penale “Vrasja me paramendim ”.

Në vijim të operacionit është goditur dhe një rast i transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa.

Në vendin e quajtur mbikalimi i Shkozës është bërë ndalimi i automjetit tip Ford me drejtues shtetasin K.K, dhe gjatë kontrollit të automjetit. Në bagazhin e këtij automjeti Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën ky shtetas po e transportonte me qëllim shitjen e saj.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.K 24 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

Theksoj faktin se gjatë dy javë të para të këtij vitit janë zhvilluar shumë operacione të ngjashme për të parandaluar dhe goditur veprimtarinë e kundraligjshme në fushën e narkotikëve, armëmbatjes pa leje, lojrave të fatit dhe për zbardhjen e vjedhjes së pasurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu