Krimi i rëndë në familjen Rama ka tronditur familjarët e viktimës Anesti Rama dhe bashkëfshatarët e tij, në fshatin Frashër të Fierit.

I vëllai i viktimës, Ferdinant Rama ka deklaruar për mediat se ai ka jetuar në Greqi dhe kishte 2 vjet e gjysëm nuk kishte kontakt me të vëllanë.

Sipas Ferdinantit, gruaja e vëllait të ndjerë, Valbona Rama, nuk e lejonte të fliste me të vëllain.

“Vëllai im ka 2 dy vajza. Vdekjen e tij e mora vesh nga kunata (gruaja e vëllait) e cila mori në telefon gruan time ku i tregoi se ka vdekur Anesti”, thotë vëllai i viktimës Anesti Rama.

Ai ka treguar se familja e të vëllait ka patur shpesh kontradikta, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradita të vazhdueshme dhe policia ka qënë shpesh e pranishme.

Trupi i 56 – vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore./(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu