Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur tek shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë i mituri Martin Cani, Policia e Shtetit prej kësaj hëne ka ndërmarrë masa drastike.
është vendosur që në çdo shkollë të qëndrojë një punonjës nga ora 07:00 deri në orën 13:10. Çdo komisariat do të bëjë verifikimin e zonës së tij ku ka shkolla në juridiksion.
Pas evidentimit merren dijeni për nxënës problematikë, ku për ta do të ketë një siguri të veçantë në distancë. Oficeri i policisë do të qëndrojë në dyert e jashtme të shkollës, por në çdo rast do të lejohet hyrja e tyre./oranews